Mehmeti Mai 6th, 2008
Çdo fëmijë e do nënën e tij. Ai me gëzim i dhuron lule dhe e përqafon në ditët e festave. Dita e nënave është ditë e veçant. Në pranverë kur lulet janë të freskëta në natyrë do bëjnë buqetën e luleve të bukur dhe me aromë. Fëmijët me dëshirë i urojnë nënës festen me shprhjet: Urime festa!
Gëzuar festa!
Me fat festa!
përqafimi i nënës është më i ngroht se rrezet e diellit. Është më i ëmbël se çokollata më shtrenjtë e botës. Është më folëse se çdo gjuhë e botës. Është më e fuqishme se valët e detit. Është më tërheqëse se ylberi më shumëngjyrësh në fushë. Është më gurgullues se ujëvarja Niagara. Është më prekës se çdo cicërimë zogu.
E dashur nënë! Ti je shpresa dhe fati im i mirë. Urime,Urime dita jote!
Mehmeti Februar 2nd, 2008
Shqiptarët janë popull i lashtë. Ata jetojnë në Gadishullin Ballkanik dhe pak prej tyre në Sicili dhe Kalabri të Italisë që nga koha e Gjergj Kastriotit.
Shqiptarët jetojnë në territoret e tyre etnike në:
Shqipëri -3,5 milion apo 97% e popullsisë
Kosovë 2,2 milion apo 92% e popullsisë
Në Maqedoni 65o mijë apo 28% e popullsisë
Në Serbi-(Luginën e Preshevës) 100 mijë
Në Mal të Zi 50 mijë apo 7% e popullsisë
Në Çamëri rreth 150 mijë
Në diasporë jetojnë më shumë shqiptarë se sa në trojet etnike. Diku rreth 12 milion. Vetëm në Turqi jetojnë mbi 8 milion banor me origjinë shqiptare.
Mërgata më e re shqiptare është tani në shtetet e ndryshme të Evropës:ShBA,Kanada,Angli,Gjermani,Zvicër,Itali,Greqi,Francë,Austri,Slloveni, Kroaci,Belgjikë,Çeki,Suedi,Finlandë,Danimarkë etj.
Xhambazi Mefail Januar 21st, 2008
Si je shoku im i mirë? Si shkon me shkollën? Si kalon a ke marr ndonjë notë të mirë?A e ke mësuar gjuhë? A do të vish me mu të dalim të luajm futboll?
Mehmeti Januar 20th, 2008
Bm:bwk
Liebe Eltern!
Die Teilnahme an diesem Unterricht ist freiwillig und kostenlos, doch wird empfohlen, dieses zusätzliche Bildungsangebot für ihr Kind aufzugreifen. Die im Elternhaus zu Grund gelegten Kenntnisse in der Muttersprache können damit gefestigt und verbessert werden. Gute Kenntnisse in der Muttersprache können sich auf die Leistungen in Deutsch und in anderen Unterrichtsgegenständen positiv auswirken.
Të nderuar prindër!
Pjesëmarrja në këtë mësim është vullnetare dhe falas, por shfrytëzimi i kësaj oferte shtesë për përgatitjen e fëmijës tuaj është i këshillueshëm. Njohuritë e gjuhës amtare që themelohen në rrethin familjar mund të forcohen dhe të përmirësohen. Njohuri të mira te gjuhës amtare mund të ndikojnë pozitivisht edhe në përformancat në gjuhën gjermane dhe në lëndë të tjera mësimi.
Mehmeti Januar 13th, 2008
Të nderuar vizitor të faqes së internetit në shqip!
Këtu do të keni mundësinë e leximit,shkrimit rreth temave të ndryshme. Ato që do të kanë vlera pozitive do të ofrohen për lexim opinionit.
Nxënësit shqiptar po edhe të tjerët e interesuar për gjuhën,historinë,gjeografinë shqiptare kanë rastin e mirë që të kyçen në bashkëpunim me ne.
Dua që në emrin tim dhe të vizitorëve t`i përshëndes dhe falënderoj:
Zonjën: Helene Swaton,organizatore dhe koordinatore e Weblog-ut shqip,
Si dhe Michael Goriany dhe Angelika Gueti, përpunuesit. Këta përkujdesën për mirëvajtjen e punës sonë në faqen e internetit.
Mag.Hazir Mehmeti,mësues
Helene Swaton Oktober 16th, 2006
Herzlich willkommen im Blog für alle, die albanisch sprechen können.
Mag. Hazir Mehmeti wird euch Aufgaben stellen und euch helfen und beraten.
Ich kann euch nur beim Bearbeiten dieses Weblogs helfen, wenn ihr etwas auf Deutsch hinein schreibt, Albanisch kann ich leider nicht.
Eure Administratorin
Helene Swaton